.
×

Millaku zgjedhet jashtëligjshëm dekan në Univeristetin e Prizrenit



Shkëlqim Millaku është emëruar jashtëligjshëm si dekan i Fakultetit të Filologjisë në Prizren që nga data 1 tetor i këtij viti.

Millaku është zgjedhur jashtëligjshëm dekan i Fakultetit të Filologjisë, kështu duke i munguar votat nga Këshilli i Fakultetit të Filologjisë dhe duke përfituar nga një vendim unanim nga Senati i këtij fakulteti që është i ndikuar politikisht nga një parti politike.

Në mbledhjen e mbajtur 20.04.2018 nga Këshilli i këtij fakulteti, Millaku nuk kishte mundur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në pozitën e dekanit, shkruan gazetametro.net.