.
×

Milionat e ministrave milionerë të Qeverisë së Kosovës!



Vlera totale e pasurisë së gjithë kabinetit qeveritar peshon 7.643.551 euro. Ministri më i pasur ëshë Arban Abrashi me 729.129 euro, ndërkaq më i varfri ministri Lubomir Mariq në vlerë prej 129.301 eurosh

 

Lirie Hajdari-Botapress

 

Janë minsitra, por ata mund të quhen edhe milionerë. Vlera totale e pasurisë së tyre është 7.643.551 euro. Por kjo është pasuria e lajmëruar në Agjencionin Kundërkorrupsion të Kosovës.

Megjithëse vlera mbi 7 milionë euro duket bukur e madhe, mendohet se pasuria e palajmëruar e disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar është shumëfish më e lartë se sa ajo që kanë lajmëruar në Agjencionin Kundërkorrupsion.

Në deklarimet e tyre në Agjencionin Kundër Korrupsion zyrtarët qeveritarë kanë publikuar këtë pasuri:

 

Kështu kryeministri Isa Mustafa në Agjencionin Kundër Korrupsion ka deklaruar shtëpinë prej 180.00 m2 trashëgimi në vlerë 138.000 euro, tokë (1/2 e 2.43 hektar) 2.43 hektare trashëgimi në vlerë 365.000 euro, aksionet prej 6 për qind në Riinvest në vlerë  20.000 euro. Mustafa ka deklaruar se ka para të gatshme në BpB  6.701 euro, ProCredit Bank 13.206 euro, ProCredit Bank 35.702 euro. Mustafa ka deklaruar edhe pagën vjetore nga  Komuna e Prishtinës në vlerë 12.679 euro, honorare në UP 7.337 euro, si dhe shpërblimin në ASHAK në vlerë 12.000 euro.  Nga ky deklarim del se pasuria e Mustafës  është 610.625 euro.

 

Pasuria e Thaçit peshon 694.153 euro

 

Hashim Thaçi ka dekalruar tokë (për ndërtimin e shtëpisë) në vlerë 157.000 euro,  shtëpi në ndërtim 700 m2 në vlerë 220.000 euro, tokë bujqesore 7.00 Hektare rrashegimi nga familja – 180.000 euro, shtëpi 250.00 m2 trashegimi nga familja  në vlerë 80.000 euro, veturën VË passat në vlerë 13.000 euro, para të kursimeve në NLB-Prishtina 2.035 euro, në Raffasen 6.800 euro. Thaçi ka dekalaruar pagën vjetore nga Buxheti i Kosovës në vlerë 17.318 euro si dhe pagën e bashkëshortes në Universitetin Fama në vlerë 18.000 euro.  Nga ky deklarim del se pasuria e Thaçit peshon 694.153 euro.

 

Avdullah Hoti ka deklaruar këtë pasuri: banesë në vlerë 68 mijë euro, veturë në vlerë 5.800 euro, para të gatshme në NLB Bank, 28.786 euro, Raifaisen Bank 12.408 euro.  Hoti ka të deklaruar edhe pagën vjetore në UP në vlerë 8.078 euro, pagën vjetore në Kuvendin e Kosovës prej  16.560 euro, pagën me angazhim sipas orëve mësimore në Kolegjin Dardania në vlerë 10.800 euro. Hoti ka deklaruar edhe pagën vjetore të bashkëshortes në KGJK në vlerë 5.400 euro.  Pasuria e Hotit sipas këtij deklarimi del të jetë hiq më e madhe se 155.832 euro.

 

Hikmete Bajrami ka deklaruar se ka banesën në vlerë 180 mijë euro, shtëpi në vlerë 137 mijë euro, veturë 3.700 euro, si dhe të ardhurat nga shitja e vetures dhe kredia në vlerë 12.000  euro. Hykmete Bajrami ka deklaruar se ka para të gatshme në vlerë 1.500 euro në pro Credit Bank, ndërsa në Bankën Ekonomike 1.000 euro. Bajrami ka deklaruar pagën vjetore në Kuvendin e Kosovës në vlerë prej 19.750 euro, pagën nga Fakulteti Ekonomik në vlerë 4.560, si dhe pagën në Universitetin AAB në vlerë e 3.000.   Bajrami ka deklaruar edhe pagën vjetore të bashkëshortit në PTK në vlerë 20.400 euro, si dhe pagën në UBT në vlerë prej 7.900 euro. Vlera totale e pasurisë së deklaruar të ministres Bajrami arrinë në 390.081 euro.

 

Ministrat e pasur të Qeverisë së Kosovës

 

Kujtim Shala ka deklaruar banesën në vlerë prej 74.000 euro, shtëpi banimi nga të ardhurat familjare prej 18.000 euro, tokë e trashëguar në vlerë  120.000 euro, tokë e trashëguar 60.000 euro, garazhë-depo nga të ardhurat e familjes në vlerë 4.000 euro, si dhe shtëpizë prej 5.000 euro. Ai ka deklaruar po ashtu edhe veturë në vlerë 4.500 euro, si dhe dy vetura nga të ardhurat e familjes njëra në vlerë 5 mijë euro, tjetra në vlerë 2 mijë euro.  Shala po ashtu ka paraqitur edhe paratë e gatshme në Bankën për Biznes në shumë 1.000 si dhe 570 euro në Raiffeisen Bank, si dhe pagën vjetore në Universitietin e Prishtinës në vlerë 6.000 euro, pagën nga Kuvendi i Kosovës 21.000 euro, dhe pagën e bashkëshortes nga Ansambli i Baletit në vlerë 3.900 euro.  Ministri Shala sipas këtij deklarimi del të ketë pasuri në vlerë  323.970 euro.

 

Mahir Jagxhillari, i cili edhe ka qenë ministër në qeverisjen e kaluar ka deklaruar banesën në vlerë 50 mijë euro, shtëpi në vlerë 110.000 euro, truall vlerë 6.000 euro, truall në vlerë 9.800, banesë (parapagim sipas kontrates)   në vlerë 80.000, truall prej  2.500 euro, truall në vlerë 6.000 euro, veturën në vlerë 6.000. Jagxhillar ka deklaruar pagën vjetore nga buxheti i Kosovës në vlerë 17.879 euro si dhe pagën e bashkëshortes në vlerë 9.465 euro.  Pasuria e ministrit Jagixhllar ndërkaq peshon 297.644 euro.

 

Arsim Bajrami ka deklaruar shtëpinë familjare në vlerë 250.000 euro, banesë njëdhomëshe invesim i bashkëshortes në vlerë 20.000 euro. Bajrami ka deklaruar edhe paratë e gatshme në NLB në vlerë 40.000 euro, në Raiffeisen 9.000 euro, në NLB 14.000 euro.  Paga vjetore e z. Bajrami nga Kuvendi i Kosoves arrinë 18.000 euro paga në  F. Juridik 5.400 euro, në Kolegjin AAB 7.000 euro, si dhe honorarin në ASHAK në vlerë 10.800 euro. Ai ka dekalruar edhe pagën  vjetore të bashkëshortes në vlerë 4.000 euro. Sipas këtij deklarimi pasuria e ministrit Bajrami është mbi 378.000 euro.

 

Ministri Hajredin Kuçi në AKK ka deklaruar shtëpinë dhe truallin e ndarë nga UP dhe Komuna në vlerë 200.000 euro, tokë-mal në vlerë 17.000 euro, shtepi(vikendi) në vlerë 60.000 euro, veturën  12.000 euro. Ai ka deklaruar se ka vetëm 1 mijë euro para të gatshme në Pro Credit Bank. Kuçi ka deklaruar pagën mujore nga Qeveria e Kosovës në vlerë 1.183 euro , e që për një vit i bije ti marr 14.196 euro, honorarin në UP- Pejë në vlerë 600 euro (7.200 pagë vjetore),  pagën në UP-Prishtinë 488 euro (5.856 euro në vit), honorare në KP në shumë 70 euro (840 euro në vit), si dhe pagën mujore të bashkëshortes  në vlerë 482 euro (5.784 euro në vit).  Sipas llogarisë pasuria e Kuçit del të jetë 323.878 euro.

 

Blerand Stavileci, ndërkaq ka deklaruar se ka banesë në vlerë 100.020 euro, lokal në vlerë 48.644 euro,  si dhe dy vetura njëra në vlerë 15.000 euro, tjetra në vlerë 18.000 euro. Stavileci ka paraqitur edhe aksionet në Bamb Sh.P.K në vlerë 666 euro. Ministri Stavileci ka deklaruar para të gatshme në Pro Credit Bank në vlerë 4.000 euro, Pro Credit Bank Prishtinë 1.500 euro, Raiffeisen Bank 2.500 euro, dy vetura, njera në vlerë 12.000 euro, tjetra 14.500 euro.  Stavileci ka deklaruar edhe pagën mujore në vlerë 1.109.47 euro (paga vjetore 13.313), si dhe paga mujore të bashkëshortes në PTK në vlerë 1.086.35 euro (pagë vjetore 13.036). Pasuria e  ministritë Stavileci peshon 243.179 euro.

 

Haki Demolli, ka deklaruar shtëpinë në vlerë 120.000 euro, tokë Bujqësore në vlerë 140.000 euro, banesë në vlerë  60.000 euro, veturën në vlerë 10.000 euro. Ai ka paraqitur para të gatshme në NLB Tutunska Banka Shkup në vlerë 650 euro, në Raiffeisen Bank 44.600 euro. Demolli ka paraqitur pagën mujore nga Kuvendi i Kosovës Prishtinë në vlerë 1.488 euro, paga sekondare Fakulteti Juridik- Prishtinë në vlerë 500 euro, honorari (1000×9) Kolegji Dardania- Prishtinë në vlerë  1.000 euro (9.000 në vit), si dhe shtesat (seanca-komisione) 2372+2040 euro Kuvendi i Kosovës në vlerë  4.412. Pasuria e  ministrit Demolli sipas paraqitjes së tij në AKK peshon 406.524 euro.

 

Ministri Ferid Agani nga ana tjetër ka deklaruar banesën në vlerë 150.000 euro, banesën e vajzes 65.520 euro, trollin në vlerë 75.000 euro, vetura në vlerë 15.000 euro, inventar në ambulancë 10.000 euro, orendi shtëpiake në vlerë 10.000 euro, stoli ari 3.000 euro.  Ministri Agani ka deklaruar para të gatshme në TEB në vlerë 1.373 euro, në NLB 2.560 euro, në Bankën Ekonomike  510 euro. Ai ka paraqitur pagën vjetore në Ministri në vlerë 15.246 euro, pagën e bashkëshortes në  QKUK në vlerë  6.000 dhe  pagën në Fakultetin e  Mjekësisë në vlerë 3.200 euro, si dhe pagën e fëmijëve në Universitetin Clemson SHBA në vlerë 800 euro, dhe pagën në Universitetin e Prishtinës 4.900 euro.  Pasuria e ministrit Agani peshon 363.100 euro.

 

Arban Abrashi, ministri më i pasur në qeverinë “Mustafa 1”

 

 

Ministri Arban Abrashi ka deklaruar shtëpinë në vlerë 200.000 euro, banesën në vlerë 40.000 euro, banesën prej 125.000 euro, trollin në vlerë 200.000 euro, banesën 21.000 euro, trollin investim familjar  50.000 euro, veturën në vlerë 5.000 euro. Abrashi ka deklaruar edhe aksionet në Laris Group në vlerë  1.000 euro, para të gatshme në NLB në shumë 1.457 euro, pastaj 10.000 euro në Sëedbank dhe SBAB, si dhe 2.000 para të gatshme.  Ai ka deklaruar pagën mujore në MPMS në vlerë 1.108 euro ( në vit 13.296 euro), si dhe pagën në LDK në vlerë 450 euro (apo në vit 5.400 euro), pagën e bashkëshortes në vlerë 4.000 euro në Forsakringassa Suedi Sëedbank (48.000 euro në vit), si dhe pagën e prindërv nga biznesi privat në vlerë 200 euro (2.400 në vit) dhe në QKUK 548 euro (6.576 euro në vit).  Pasuria e ministrit Arban Abrashi arrinë në 729.129 euro.

 

Edhe ministrja Edita Tahiri ka deklaruar shtëpinë 300.000 euro, tokën familjare – 200.000 euro, truall 2.50 Ari Familjare – 5.000 euro, veturën 16.000 euro, 5.500 euro para të gatshme në Raifaisen Bank, si dhe pagën vjetore nga Qeveria e Kosovës në vlerë  16.275.60 euro.  Pasuria e Edita Tahirit kap shumën 542.775 euro.

 

Ministri Rasim Demiri i pasur sa kryeministri e zv.kryeministri Thaçi, pasuria e tij është  603.359 euro

 

Ministri pa portofol Rasim Demiri ndërkaq ka deklaruar shtëpinë 150.000 euro, lokalin 50.000 euro, tokën në vlerë  250.000 euro, placin 100.000 euro, veturën  4.500 euro, motocikletën  1.800 euro, 19.000 euro para të gatshme në Raifaisen Bank Prizren, si dhe pagën vjetore nga Kuvendi i Kosovës në në vlerë 28.059 euro.  Ministri Rasim Demiri sipas raportimit në AKK del se ka pasuri në vlerë prej 603.359 euro.

 

Memli Krasniqi, ndërkaq ka deklaruar apartamentin në vlerë 100.000 euro. Veturën 5.500 euro, bibliotekën personale në vlerë 10.000 euro, dhe veturën tjetër në vlerë 10.000 euro. Ministri Krasniqi ka dekalruar se ka 8.000 euro para të gatshme në Pro Credit Bank, 4.000 euro në Pro Credit Bank dhe 10.000 po ashtu në Pro Credit Bank. Memli ka deklaruar pagën vjetore nga Buxheti i Kosovës në vlerë 13.300 euro si dhe pagën e bashkëshortes në EULEX në vlerë 15.060 euro.  Ministri Memli Krasniqi ka pasuri në vlerë 175.056 euro.

 

Edhe Skenderi “peshon” rëndë, pasuria e tij arrinë në 605.018 euro

 

Ministri Skënder Hyseni ka deklaruar se ka këtë pasuri: shtëpi nga pasuria e trashëguar dhe kursimet në vlerë 350.000 euro, banesë në vlerë 120.000 euro, veturë 45.000 euro, para të gatshme në Raiffeisen Bank në vlerë 68.605  euro,  paga mujore nga Kuvendi i Kosovës në vlerë 1.294 euro (në vit 15.533 euro)  si dhe pagën e bashkëshortes në vlerë 490 euro (apo 5.880 euro në vit).  Pasuria e ministrit Hyseni arrin në 605.018 euro.

 

Ministri Imet Rrahmani ka deklaruar shtëpinë 200.00 m2  në vlerë 100.000 euro, lokalin  25.00 m2 në vlerë  22.000 euro, oborri 300.00 m2 dhurat familjare në vlerë 80.000 euro, lokal 50.00 m2 në vlerë 45.000 euro, veturë 10.500 euro. Ai ka deklaruar kursime në Pro Credit Bank në vlerë 1.000, paga vjetore nga kujdestaria – Gjilan 9.600 euro, si dhe pagën e bashkëshortes në KFOR në vlerë 20.400 euro. Sipas llogarisë pasuria e ministrit Rrahmani arrin në 288.000 euro.

 

Lutfi Zharku ka deklaruar shtëpi në vlerë 150.000 euro, tokë bujqësore në vlerë 170.200 euro, veturë 17.800 euro, posedim të aksioneve në BprAL Riinvest në vlerë  108.600 euro, si dhe në Komercijalna Banka Shkup (Maqedoni) -264 aksione në vlerë 4.300 euro. Ai ka dekalruar edhe parat e gatshme: në NLB Prishtina Prishtinë 7.05 euro, BpB Prishtinë 1.876 euro, BKT Prishtinë 50.04, Pro Credit Bank Prishtinë 649.50, Pro Credit Bank Prishtinë 1.356 euro, pagën vjetore nga Kuvendi i Kosovës në vlerë 17.856 euro, kompenzimin në UP- Fakulteti Ekonomik 2.640, kompenzim në Riinvest 3.200 euro, si dhe pagën e bashkëshortes në vlerë 5.400. Pasuria e Lutfi Zharkut peshon 383.927 euro.

 

Ministri Lubomir Mariq ka deklaruar banesën prej 65 m2 në vlerë 29.000 euro, banesën prej 58 m 2 në vlerë 70.000 euro, dy vetura njëra në vlerë 10.000 dhe tjerat 7.000 euro, si dhe pagën vjetore në MAPL në vlerë 13.301.64 euro.  Ministri Mariq ka pasuri në vlerë prej 129.301 euro.