.
×

 Milazim Maraj: SBASHK-u nuk mbron arsimtarët



 

Organizimi i grevave në arsim nuk janë interes i mësimdhënësit , nxënësit dhe prindit. Këto behën sa për të pajisur imazhin e tyre më ndonjë aktivitet. Ky aktivitet është gjithmonë greva. SBASHK nuk e ka analizuar ndonjë herë së më grevë në arsim pësojnë nxënësit dhe jo pushtetarët fajtor për këtë gjendje. Nuk është bërë publike far aktiviteti që SBSHK e ka marrë dhe që ndikon drejtpërdrejt në adresë të fajtorit.

A ka ndonjë padi që është bërë nga SBASHK, ndaj Qeverisë, parlamentit, MASHT-it për gjendjen e keqe në arsim. Edhe sot e kësaj dite mësimdhënësit që refuzuan plan programet e Serbisë ndëshkohen më mos pranimin e stazhit të tyre të punës. Punë kjo, më aq mundime, sakrifica, duke rrezikuar jetën për mësimin në gjuhen shqipe. Nuk është i vogël numri i mësimdhënësve, drejtorëve, që dhanë jetën në klasë para nxënësve, nxënës që u helmuan dhe u vranë në shkolla për një të ardhme më te mirë. Kurrsesi për një të ardhme sikur kjo që e kemi sot. Prindër që u vranë në mbrojtje të nxënësve dhe mësimdhënësve. Ky shtet për të cilin u derdh gjak, për të cilin përjetuam masakra dhunime dhe të zitë e ullirit, pensionet e plota iu ep atyre që  tradhtuan vendimet e institucioneve të Kosovës, që respektuan pushtetin okupues serb dhe që kundërshtuan vendimet e LASH dhe të institucioneve tona.  Pra bashkëpunëtoret dhe putha dorezë  të Serbisë kanë pensione të plota nga shteti që u krijua më mund dhe gjak të këtyre që e bënë  shtetin.

Nuk ka reagime institucionale nga SBASHK.

Nuk ka padi për këto vepra kriminale nga SBASHK.

Vepra më kriminalitet masiv kundër veteranëve të arsimit nga institucionet e veta. Ky krim mundë të krahasohet më helmimin e nxënësve. Serbia helmoj nxënësit kurse shteti jon më veprime të veta nuk ua njeh përvojën e punës mësimdhënësve të sakrifikuar dhe heroi të mbrojtjes së themeleve të kombit shqiptar. Nuk ka  reagime të matura, të guximshme  dhe të vendosura  nga SBASHK-u, për të ndërruar këtë gjendje makabër.  SBASHK-u  këtë e ka obligim nga se 60%  të anëtarësisë nga Sindikata e pavarur e arsimit të secilës shkollë e mbanë për shpenzime të veta. Hyrjet e daljet e këtyre përfitimeve nuk janë bërë ndonjë herë publike. Nuk ka informata për shpenzimet e tyre. Më këto të ardhura realizohen vetëm greva nga të cilat dëmtohet cilësia në arsimin e Kosovës. Pagat, pushimet  dhe mëditjet e tyre nuk janë arsyetuar në mënyrë transparente. SBASHK-u nuk ngriti padi kundër Qeverisë që ngritjen 100% pagat e zyrtarëve të vet. Ata duhej të ngrinin zërin dhe të merrnin veprime konkrete juridike të pranuara më ligjet e Republikës së Kosovës. Gjykata nuk mundë të neglizhonte paditë që do të i bënte SBASHK sikur ndonjë rast individual. SBASHK mundë të organizonte protesta gjatë vikendit duke respektuar kohën e shtrenjtë të punës më nxënës dhe duke mbrojtur interesin e mësimdhënësit. Nuk ka pasur që gati dy dekada reagime kur është vepruar në kundërshtim më interesin e nxënësit, mësimdhënës. Nuk ka pas asnjë reagim apo kërkesë për sqarim kur është vepruar në kundërshtim më ligjin dhe cilësinë në arsim, qoftë nga institucionet komunale apo ato qendrore. Më mos reagimin e tyre kanë motivuar dhe stimuluar keqbërësit. SBASHK, nuk është opozitë që ndikon në ndryshimin e gjendjes së keqe në arsim. Nuk ka reaguar dhe qëndron krejt e qetë kur shkarkohet Agjencia e Akreditimit të Arsimit në Kosovë. Nuk reagon as tani kur kjo Agjenci e zgjedhur  nga qeveria aktuale përjashtohet nga Unioni i Agjencive të Evropës për shkak të parregullsive dhe ndërhyrjeve politike në këto procese. Arsimi i Kosovës nuk mbrohet më këtë SBASHK. Duhet ndërhyrje të shpejt për të ndërruar gjendjen ekzistuese në Arsimin e Kosovës.                                                                                                                                                                                         Grevat e SBSHK-ut, të përkujtojnë lypësit e rrugëve që mbajnë më vete fëmijët e shtrirë në tokë  për të përfituar sado pak. Ky SBASHK,nuk paraqet një sindikatë profesionale dhe të fuqishme që do të ndërronte gjendjen në arsim. Pse SBSHK-u, nuk fton kryetaret e këshillave të shkollës në takim. Pse përmes tyre nuk fillon ta ushtroj ndikimin e vet në realizimin e aspiratave të veta. Por përmes nxënësve. Në paralajmërimin për “Grevën Gjeneralë” SBASHK,  tregon kush do të mbaj përgjegjësinë Qeveria së jo SBASHK. Këta udhëheqës nuk shtruan pyetjen konkrete  që ishte më e rëndësishme së përgjegjësia e tyre në këtë shtet pa përgjegjësi. Kush po u bartë pasojat?. Këto pasoja po i bartin nxënësit. Nga se qeveria dhe SBASHK-u përsëri do të pajtohen  më ndonjë kompromis dhe do të dalin para mjeteve të informimit për “sukseset e tyre” nga të cilat po vuan arsimi i Kosovës. A kanë prindër këta nxënës?.Pse heshtin ? Pse nuk thirren mbledhje të këshillave të shkollës që këtë çështje ta shtjellojnë një herë dhe mirë?

 

14.03.2018- Pejë