.
×

Milazim Maraj: Festa pravosllave e Krishtlindjes në Kosovë



Festa Diversion në Kosovë

Mëkatet të reja serbe në emër të Krishtit dhe zotit.

Argumentet historike duhet të mbahen në opinion, për shkak të specifikave ballkanike.

Thirrja serbe në Luftën e Kosovës dhe e “drejta e tyre” për  Kosovë janë farsa të pa debatuara mjaftueshëm nga shqiptaret duke lënë një mjegull  të pa skjaruar për opinionin e gjerë, në veçanti për brezin e ri.

Kjo mungesë e debatit për gjeneratat e reja le mundësinë për keqkuptim dhe lenë pa tekst të rinjtë shqiptarë. Serbia trumbeton të pa vërteta për luftën në Kosovë; së kjo ishte mbrojtja e Kosovës dhe e krishtenizmit dhe tani kjo është pronare në Kosovë etj.  Në kuadër të kësaj mjegulle duhet të përgjigjemi në këto pyetje:

A ishte e vërtet që Serbia mbrojti Kosovën?

A u mbrojt krishtenizmi në këtë luftë?

Që të dy këto pohime janë të pa vërteta.

Serbia tenton të falsifikoj argumentet historike për betejën e Kosovës, e vërteta qëndron ndryshe.

Në këtë luftë kishin marr pjesë Princat e bashkuar të Ballkanit:

Kontët: Balsha dhe Jonima shqiptar.

Mbreti  Tvertko boshnjak

Princi Mirçea rumun.

Princi Llazar serb. Këta këtë luftë e humben ballkanasit. Humbja ishte katastrofave. I terë Ballkani ra nën sundimin turk.

Beteja e Kosovës nuk e shpëtojë Evropën si që pretendon Serbia. Përkundrazi ajo e nxiti më keq luftën kundër Evrope. Beteja e Kosovësnë vitin 1389 ishte fitore absolute e ushtrisë turke. Princi Llazar nuk u vra heroikisht gjatë betejës. Ai u zu rob dhe pastaj u ekzekutuar në formën më të mjerë, i gjunjëzuar para ekzekutorëve.

Sulltan Murati nuk ra heroikisht në betejë, ai  u plagua më vonë nga një djalë i ri që nuk ishte serb, por shqiptar ortodoks nga Drenica fshati Kopiliq.  As kush nga historianet Evropian apo botëror nuk e pranon së Serbia mbrojti  Evropën dhe krishterimin më Betejën e Kosovës.

Tek në vitin 1444 Shqipëria u çlirua nga Turqia. Ishte Konti shqiptar Gjergj Kastrioti i cili filloj luftën në Nish dhe çliroj terë Shqipërinë. Për 25 vite pra deri sa ishte gjallë, mbajti të  lira trojet tona.

Gjergj Kostriotin e quajti atleti i Krishtit; Papa në Romë, jo serbet. Serbet tentuan ta vjedhin edhe Gjrgj Kastriotin; për ta pasur si vlerë në historinë e tyre kriminale.

Krishtlindja ortodokse në kishën e ndërtuar në kompleksin e UN”Hasan Prishtina” u përdoren për qëllime të këqija. Futja e popit Teodosije  më kallogjerët e vet natën në këtë kishë për të” festuar”;kishte qellim tjera si: provokimin e shqiptarëve, për të treguar kondicioni dhe epshin për okupim, për të nxjerr pamjen e serbëve të vuajtur në opinionin e gjerë, këmbënguljen për të mos hequr dorë nga okupimet etj. Kështu duke vajtuar dhe  bërë më mjeshtri rolin e viktimës të bindin botën për “drejtësinë serbe dhe vuajtjet e tyre”. Por deri sa Teodosije  më kallogjerët e vet në natën e ftohtë dhe të errët, që më shumë përngjanin në dhampirë së në shërbëtor të zotit, pretendonte hapjen  e kishës fantazmë.

Deputetet e parlamentit tonë, që ftoheshin në seancë për një rezolutë të rëndësishëm, nuk mundë të tuboheshin sepse ishin në pushime.

Këtë kishë popi Teodosije e quajti “Krishti Shpëtimtar”. Kjo kishë u ndërtua dhe përurua nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. A është ky Krishti shpëtimtar?. Serbet para lufte  shpëtimtarë  e quanin Sllobodan Millosheviqin?. Pra a është ky Krishti i ri i serbëve?. Millosheviqi më profesion ishte pop dhe pse jo???!. Po të krahasohet Krishti i cili në momentin kur po gozhdohej në kryq i lutej zotit që mëkatarëve të ua fal mëkatet sepse nuk po dininë çka po bëjnë. “Krishti shpëtimtar i serbëve” ishte kasapi i Ballkanit, kurse popi Teodosije ishte popi që bekoj luftën serbe në Kosovë, bekonte vrasjet e shqiptarëve të pa fajshëm, pa i përjashtuar edhe të sëmurit dhe të paralizuarit, gratë shtatzëna,pleq plaka, njerëz më aftësi të kufizuara. Popi Teodosije bekoj dhunimin e femrave shqiptare,plaçkitjet dhe kalljet e shtëpive shqiptare. Ky pop bekoj gjenocidin kundër shqiptarëve dhe pastrimin e Kosovës nga shqiptaret.

Institucionet tona nuk gjetën arsye për të ngritur padi për nxitje, motivim dhe bashkëpunim në krim për popin Teodosie dhe popat tjerë të inkriminuar.

Pamjet  e kësaj feste përputheshin më qëllimet e tyre ogurzeza. Pamjet fantazme në Kishën e ndërtuar në Kompleksin e UN.”Hasan Prishtina”. Ceremonia që u bë në këtë kishë natën pa drita tregonin pamjen e vjedhjes dhe okupimit të tokave dhe pasurive tona. Kjo është një ofensivë serbe në Kosovë e organizuar nga popat  dhe kriminel nën petkun e pelegrinëve.