.
×

Milan arrin në Kosovë



Skuadra e Milanit ka arritur para pak minutave në aeroportin e Prishtinës aty ku është pritur nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve kosovarë.

Kjo është hera e parë për skuadrën e Milanit që zbret në tokën kosovare dhe padyshim ardhja e saj në Prishtinë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore ka bërë shumë buj në arenën ndërkombëtare.

Milani sonte nga ora 20:45 për herë të parë në histori do ta zhvillojë një ndeshje në Kosovë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” luan miqësoren me kampionin Kosovës, Feronikelin.