.
×

Milaim Zeka ‘çmendet’ pas Luana Vjollcës, ka disa fjalë për të



Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, është takuar me këngëtaren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Luana Vjollcën. Me këtë rast, dyshja ka shkrepur një fotografiZeka e ka shpërndarë në Facebook foton me Luanën duke e shoqëruar me disa komplimente për të.“Vetëm Zoti ka ditë me falë kaq të mençme dhe të bukur”, ka shkruar Zeka.

Zeka kohë më parë ishte pyetur në një emision televiziv se a do të donte të kalonte një natë me këngëtaren Fjolla Morina apo me Luana Vjollcën, ku ishte përgjigjur se kjo e fundit është yll dhe se Zoti e ka pikturuar me kujdes.

“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, ishte shprehur Zeka.

Kujtojmë se Luana para disa ditësh ka festuar ditëlindjen e saj të 28’të ku edhe ka publikuar këngën e saj më të re si dhuratë për fansat e saj që janë të shumtë.

Vetem Zoti ka dite me fale kaq te meqme dhe te bukurLuana Vjollca

Publiée par Milaim Zeka sur Lundi 23 septembre 2019