.
×

Miku juaj rrezikohet? Shikoni si reagon motra e Britney Spears (Foto)



Një video e publikuar online tregon një moment të pazakontë në të cilën i është dashur të përfshihet motrës së vogël të Britney Spears, Jamie Lynn.

Jamie, një ish-pjesëtare e rrjetit televiziv Nickelodeon, ka nxjerrë një thikë buke tepër të madhe për ta përdorur gjatë një sherri në një dyqan “fast-food”-i të Louisianas, të ndodhur muajin e kaluar.

23-vjeçarja duket se e ka rrëmbyer mjetin e ftohtë pasi shoku i saj u gjend në mes të një grindjeje, e pasi pa që përpjekja e saj për ta tërhequr atë nga agresorët dështoi, i shkoi mendja për një tjetër mënyrë se si t’i bënte keqbërësit të largoheshin.

Pamjet tregojnë se si ajo është futur në pjesën e brendshme të shërbimit dhe, pavarësisht se e gjithë kjo skenë ndiqej edhe nga i punësuari i dyqanit por edhe kamerat e sigurisë, ajo veproi e pafrikësuar.

Megjithatë, edhe pse me një veprim të rrezikshëm, Jamie ia doli mbanë të shpëtonte mikun e saj.