.
×

Mihrije Brahës i mbeti merak nusëria, vesh vellon e del në ballkon



Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, po del të jetë goxha e zonja në të dyja profesionet të cilat po i zotëron njëherazi, shkruan Kosovarja.
Në fushën e këndimit, vazhdon të qëndrojë e pa lëkundur, derisa edhe biznesi i ri me atelienë e fustaneve rezulton me të njëjtin sukses.

E nevoja për një modele që do t’i promovojë fustanet e saja, si duket nuk po ndjehet aspak, derisa linjat e Mihrijes janë aq në formë.

Madje së fundi, u ‘transformua’ në një nuse me vello aq të bukur, që e bënte Mihrijen të përjetojë edhe një herë ndjenjën më të bukur që çdo vajzë ëndërron.