[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Miftaraj shpjegon procedurën se pse po intervistohet kaq gjatë presidenti Thaçi në Hagë



Juristi i njohur Ehat Miftaraj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka dhënë një shpjegim më të detajuar nga ana juridike pse zoti Thaçi po intervistohet kaq gjatë.Miftaraj thekson se nëse zoti Thaçi është i ftuar për çështjen e aktakuzës ku thuhet se kemi të bëjmë me 100 vitkima të luftës, atëherë intervistimi mund të zgjasë  katër ditë por edhe një javë.“

Fatkeqësisht është një dhënë një informacion shumë i kufizuar lidhur me cilësinë e intervistimit të presidentit të Republikës, zotit Thaçi.

Në këtë drejtim nuk ka informacion nëse është ftuar në lidhje me aktakuzën që i është ngritur dhe po merret në shqyrtim nga ana e gjyqëtarit të procedurës paraprake.Në bazë të ligjit dhe në bazë të rregullave të brendshme është një praktikë e padëgjuar, pasi që nëse kjo është e vërtetë, me faktin që kemi një aktakuzë në shqyrtim, është e pakuptimtë që në këtë kohë zoti Thaçi të merret në pyetje nga ana e Prokurorisë.

Në anën tjetër nëse është i ftuar mu për këtë rast me vetë faktin se në atë aktakuzë, vetë njoftimi i Prokurorisë ka thënë se kemi të bëjmë me 100 viktima të luftës, në bazë të aktakuzës, atëherë zoti Thaçit nëse i zgjat intervistimi 4 apo 1 javë, nuk është diçka e panjohur në procedurën gjyqësore, është diçka normale”

Tutje Miftaraj thotë se bërja publike e aktakuzës për Thaëin dhe Veselin është në kundërshtim me vetë rregullat e procedurës të miratura nga ana e Gjykatës Speciale.

“Njoftimi i Prokurorisë dhe bërja publike e aktakuzës së Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është në kundërshtim me vetë rregullat e procedurës të miratura nga ana e Gjykatës Speciale. Në këtë drejtim si zoti Thaçi ashtu edhe zoti Veseli kanë të drejtë që të kërkojnë informata për të nisur procedurë disiplinore ndaj Prokurorit i cili ka bërë një veprim të tillë, nëse të njëjtit kanë arsye për ta bërë një gjë të tillë” theksoi Miftaraj për Gazeta Blic.Presidenti Hashim Thaçi sot do të intervisohet për të katërtën herë nga Prokurorët e Specializuar të Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se ngritja e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli ndërpreu bisedimet e Uashingtonit për dialogun kosovë-serbi.Këto bisedime po vazhdojnë sot në Bruksel nëdermjet Kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Menu Title