.
×

Meta dekreton Lleshin si Ministër të Brendshëm



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, firmosi dekretin e shumëpërfolur të emërimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, këtë ai e bëri të ditur në emisionin “Zonë e Lirë”.

Sipas kreut të shtetit, miratimi i Lleshit nuk ka lidhje me propozimin e gjyqtares së Kushtetueses, Vitore Tusha, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, transmeton Klan Kosova. Meta sqaroi publikisht se çështja kryesore që e pengoi ta dekretonte herën e parë Leshin si pasues të Xhafajt ishte statusi i tij aktiv si ushtarak.

Gjatë paradites së të premtes, Presidenti pranoi kërkesën e Sandër Lleshit për ta nxjerrë në lirim si gjeneral brigade.  Ky vendim i hapi rrugë dekretimit të Lleshit si ministër dhe për ta bërë më në fund funksionale Ministrinë e Brendshme, ashtu siç kanë kërkuar me ngulm këto ditë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian./tvklan.al/