.
×

Messin e kaplojnë dhimbjet



Leo Messi natyrisht nuk prej atyre që e trillojnë lëndimin – prandaj pauzat e tij të shpeshta gjatë El Clasicos, të cilën e fitoi Barcelona 1:0 kundër Real Madridit – e kanë shqetësuar klubin dhe kombëtaren e tij.U duk se argjentinasi vuajti nga disa shqetësime në kofshe, e cila i ka shkaktuar atij probleme gjatë gjithë karrierës, e veçanërisht vitin e kaluar.

Edhe pse nuk i fshehu gjestet e dhembjes, kjo s’ia ndalojë atij vazhdimin e lojës, megjithëse dy El Clasicot e njëpasnjëshme nuk prodhuan paraqitjet e tij më të mira.

Messi u duk mirë për të shpërndarë topa nëpër fushë, por jo edhe për të vrapuar sprint drejt zonës për të pranuar ndonjë harkim nga Ousmane Dembele apo Luis Suarez.

Ernesto Valverde ia ka dhënë dy ditë pushim futbollistëve të tij, pas dy fitoreve të mëdha kundër Real Madridin dhe duke qenë se tani pason një ecurie ndeshjes së vështira.

Raportohet se Messi do të mungojë kundër Rayo Vallecanos në La Liga, në mënyrë që të jetë 100 për qind i gatshëm kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Ndërkohë, më 7 mars Lionel Scaloni do ta bëjë publike skuadrën e Argjentinës për ndeshjet miqësore kundër Venezuelës dhe Marokut, të cilat do të zhvillohen më 22 dhe 26 mars.

Ka mundësi që Messi të thirret dhe mendohet ai do ta pranojë ftesën, nëse është në gjendje të mirë fizike për të luajtur.