.
×

Messi: Nuk dua të jem më i miri në histori, krahasimi me Ronaldon nuk më motivon



 

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se nuk ka interes të jetë më i mirë në histori, ndërsa krahasimi me Ronaldon nuk e motivon.

 

Lojtari ka arritur suksese që pak kush mund t’i imagjinojë, duke fituar nëntë tituj në La Liga, katër Liga të Kampionëve, pesë ‘Topa të Artë’ dhe duke shënuar 552 gola për Barcën.

 

 

Messit nuk i interesojnë statistikat individuale dhe thyerjet e rekordeve dhe këtë e konfirmon në një intervistë të tij të fundit për TyC Sports.

 

“Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori”.

 

 

Lionel Messi duke festuar një gol me Barcelonën . (Photo by David Ramos/Getty Images)

 

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem: as të jem i pari, as i dyti, i treti apo i katërti”.

 

“Çdo herë që e filloj një sezon, unë përpiqem ta përmirësoj veten, në çdo aspekt, të jap gjithçka sa herë dal në fushë, të jap maksimumin për shokët e ekipit tim dhe për veten time”.

 

Lexo po ashtu:

Messi: Do të ishte e tmerrshme nëse Neymar do të shkonte te Real Madridi

Messi: Do të ishte e tmerrshme nëse Neymar do të shkonte te Real Madridi

“Kjo nuk ndryshon asgjë, për të qenë më i miri në histori”, thotë fillimisht Messi.

 

 

Pjesa më e madhe e karrierës së Messit ka kaluar duke e krahasuar atë me Ronaldon. Messi, megjithatë, këmbëngul se ai nuk e konsideron veten në një duel me portugezin.

 

 

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

 

“Unë duhet të përmirësoj veten time dhe nuk konkurroj me askënd sepse nuk luaj për të qenë më i miri në histori, por për të përmirësuar veten vit pas viti”.

 

Messi në intervistë nënvizon se do të donte ta kishte një sukses kombëtare me Argjentinën, pse jo në Kampionatin Botëror në Rusi.