.
×

“Messi në Kupën e Botës, lajm i madh për futbollin”



 

 

Lionel Messi tregoi se është i madh në momentin kur më së shumti iu desh Kombëtares së Argjentinës.

 

Ylli i Barcelonës ka shkëlqyer në fitoren e Argjentinës 3-1 në udhëtim tek Ekuadori për t’i siguruar kualifikimin në kampionatin botëror.

 

I paarritshmi ka gëzuar të gjithë adhuruesit e futbollit botëror që do të jetë në Kupën e Botës, pasi pa të nuk do të kishte hijeshi kjo garë e madhe.

 

 

Së fundmi për kualifikimin e Argjentinës në Kupën e Botës ka folur edhe mesfushori spanjoll Andres Iniesta.

 

“Për futbollin në përgjithësi është nja lajm jashtëzakonisht i madh që Messi do të jetë në Kupën e Botës”, ka deklaruar Iniesta.

 

Spanjolli nuk ka pasur fare dyshim se Argjentina do ta marrë një biletë për në ‘Russia 2018

 

“Une nuk kisha asnjë dyshim se Argjentina do të kualifikohej në Kupën e Botës, edhe pse nuk ishte e lehtë për ta”, u shpreh Iniesta.

 

Messi dhe Iniesta janë miq shumë të mirë tek Barcelona si brenda ashtu edhe jashtë fushës. /Telegrafi/