.
×

Messi: Agueron gjithmonë e mposht



Lionel Messi mezi pret të luajë kundër bashkëkombësit të tij, Sergio Aguero, në Ligën e Kampionëve.

Barcelona dhe Manchester City janë vënë përballë në të tetën e finales dhe në dy ndeshjet do të kemi njëherësh edhe një duel ndërmjet argjentinasve.

“Mezi pres të luaj në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve”.

“Do të jetë gjë e bukur të luaj ndaj mikut tim, Sergio Aguero, të cilin gjithmonë e mposht në FIFA, mirëpo të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë”, ka shkruar Messi në Facebook.

Në edicioni e kaluar, ishin Blaugranët ata që eliminuan kampionin anglez me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.