.
×

Mësohet se si ia fitoi zemrën Anwar Hadid – Dua Lipës



Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, janë kthyer në personazhet më të komentuar të showbiz-it në mbarë botën, të cilët prej disa javësh po shijojnë romancën e tyre të re.Pas ndarjes nga Isaac, Dua u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe në fotot që qarkulluan në rrjet, çifti shfaqej në momente intime teksa shkëmbenin puthje në buzë.

Megjithëse shumica e ndjekësve ishin kundër kësaj marrëdhënieje, duke u shprehur se Dua Lipa shkonte më shumë si çift me Isaac Carew, duket se këngëtarja as që ka ndërmend t’ua vërë veshin këtyre fjalëve.

Burime për “TMZ” kanë treguar se ajo që i bëri bashkë Anwar-in dhe këngëtaren është muzika.Anwar kishte deklaruar më parë se ishte fans i Duas dhe një gjë të tillë e kishte bërë edhe këngëtarja, pasi Anwar bën muzikën e tij.

Mirëpo, Anwar nisi ta marrë situatën në dorë në muajin qershor, kur mësoi se Dua nuk ishte më në një lidhje me Isaac. Ai e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu nisën të rrjedhin gjërat mes tyre.Për herë të parë, ata u panë së bashku në publik gjatë një festivali dhe që atëherë, janë fotografuar gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.