[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mësimi në kohë pandemie, nxënësit të kujdesshëm por jo edhe prindërit



 

Distancën mes tyre po e respektojnë. Janë këta nxënës që  po presin radhën për t’iu matur temperatura. Edhe mësueset e tyre kanë  dalë tek dera ti  presin. Por  disiplinën e këtyre fëmijëve duket se nuk e kanë të gjithë. Është pikërisht drejtoresha e shkollës “ Isamil Qemaili” që ka ankesa ndaj prindërve.

Kimete Dida, thotë se prindërit dëshirojnë të futën se bashku me fëmijët në shkollë. Dida thotë se shpreson që të mos vija puna deri tek intervenimi i  policisë. Madje edhe vetë prindërit  e pranojnë se kjo çfarë po ngjet këtu nuk është në rregull.

E gjithë kjo situatë po shkaktohet nga numri  madh i nxënësve në këtë  shkollë thotë një tjetër prind. Gazeta ka provuar të kontaktoj edhe me Komunën  e Prishtinës për këtë çështje por nuk janë përgjigjur. Gjendja shumë më mirë duket në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë. Drejtori i kësaj shkolle thotë se nuk kanë probleme të tilla.

Me vendim te Ministrisë së Arsimit që nga 14 shtatori ka filluar faza  e parë e mësimit nëpër shkolla , kurse nga 21 Shtatori pritët të filloj edhe faza e dytë.

Menu Title