.
×

Mesfushori i Chelseas e quan Kosovën pjesë të Serbisë



Mesfushori serb i Chelseas, Nemanja Matic, i shoqëruar nga disa tifozë të Armenisë janë fotografuar duke mbajtur një transparent me mbishkrimin: “Karabak është Armeni, Kosova është Serbi”.
Një tifoz i tifozëve ka pritur Kombëtaren e Serbisë pas ardhjes në Armeni për të zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore për kualifikim në Euro 2016.
Ata që janë përshkruar si tifozë armenë, janë takuar me mesfushorin serb të Chelseas, Nemanja Matic, i cili së bashku me ta u fotografua duke mbajtur një transparent ku shkruante: “Karabak është Armeni, Kosova është Serbi”.
Armenia dhe Azerjabxhani janë në konflikt të gjatë pikërisht për shkak të Karabakut.
Armenia dhe Serbia do të ndeshen të shtunën me fillim nga ora 18:00, dhe janë pjesë e grupit ku zë vend edhe Shqipëria.