.
×

Mesazhi prekës i djalit të dëshmorit nga Peja – Se pranojnë në punë, largohet nga Kosova



Botapress 19Prill- Burim Halili nga fshati Galic i Pejës ka njoftuar përmes Facebook-ut se do të largohet nga Kosova në kërkim të  një jete më të mirë.

Halilit që në luftë ia vranë edhe babanë e vëllain, ka shkruar lajmin pasi që ka publikuar edhe një fotografi para varreve të tyre.

“Unë kurrë skam menduar se do t’ia kthej shpinën atdheut, vatanit të shtrenjtë për të cilën derdhëm gjakun dhe sakrifikuam familjen”, ka shkruar ai.

Vendi ku dikush përfiton nga pozitat e larta e dikush merr pagesë 10 euro në ditë sipas tij nuk është vend për të jetuar tash e tutje.

Shkrimi ne Facebook

Ai po thotë se ka aplikuar në punë në Qeveri, në postë, në KEK, në Trepçë, mirëpo asnjë nga ta nuk i ka kthyer përgjigje pozitivisht, ani pse ka humbur babanë e vëllanë në luftë.

“Mirëpo me dhembje të thellë kam ardhur në përfundim se ky vend i ujitur me gjak tash e 20 vite menaxhohet nga politikanë të korruptuar dhe kriminel”, thotë ai tutje.

“Ky vend është për kriminela me kravata”, thotë Halili në shkrimin e tij.