[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mesazhi Hazirit për Kurban Bajram: Mos u përqafoni



Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i keq që edhe kësaj radhe nuk do të falet Namazi i Kurban Bajramit.“Lajmi është i keq sepse nuk organizohet falja e namazit të Kurban Bajramit sipas traditës. Ne kemi qenë të gatshëm ta respektojmë çdo lloj vendimi që kryetari i KBI-së në Gjilan e sjell.

Nuk ka therrje të kurbanëve dhe nuk ka ceremoni. Ju lutem, festoni në pandemi me kujdes. Mos i aplikoni vizitat nëpër familje. Mos rrezikoni duke u përqafuar e festuar dhe të bartni infeksion, duke shkaktuar dhimbje në familje.

Dëgjoni institucionet dhe dëgjoni policët kur ju këshillojnë e rekomandojnë. Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19”, ka thënë Haziri, pas takimit me Komitetin komunal të Gjilanit për menaxhimin dhe paralandalimin e përhapjes së COVID-19.Haziri ka njoftuar së totali i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan është 478, 309 prej tyre janë të shëruar, 32 pacientë janë duke u hospitalizuar, ndërkohë që 16 gjilanas kanë ndërruar jetë.

“Mënyra se si janë ndare nga jeta, është alarm për ne të gjallët. Infeksioni nuk është infeksion që duhet të injorohet e të nënvlerësohet”, tha ai.Sa i përket masave të reja të Qeverisë, Haziri tha se çerdhet do të hapen pas një vlerësimi që DKA do t’ia paraqesë Komitetit komunal, ndërkaq ka theksuar se gastronomia dhe te gjitha shërbimet, do të monitorohen nga inspektorët dhe policia në mënyrë strikte, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Menu Title