.
×

Mërzia nga vdekja e nënës,e mbyti 10 vjeçarin thonë familjarët (Video)



Doli të luaj futboll e më nuk u kthye i gjallë. Një 10 vjeçar nga Vllahia e Mitrovicës ndërroi jetë në fushë. Edhe familja edhe autoritetet po thonë se ai vdiq në rrethana natyrale.Por familjarët thonë se mërzia nga vdekja e nënës e mbyti Arianit Kurtin.

Babi i tij tha se i biri nuk vuante nga asnjë sëmundje, ndërkaq beson se vdekja e tij erdhi nga diqka tjetër.

“Një brengë e kom se ai ka qenë i mbyllur pas vdekjes së nënës së tij. Nëna e tij ka vdekur që 2 vjet e një muaj. Ai kurrë në jetë nuk ka qajtur.”, ka thënë babai i të ndjerit për KlanKosovën.