.
×

Merr fund misioni i Alma Lamës në Romë –Italianët s’kanë pritur të largohem para kohe



Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se është takuar me autoritetet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, për t’i dhënë lamtumirën ambasadores tonë në takimin përshëndetës të saj.

Ajo bëri të ditur se askush nuk kishte pritur që misioni i saj si ambasadore të përfundonte para kohe.

Lama tha se ndihet e nderuar që ka përfaqësuar shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino.

“Padyshim qe askush prej tyre nuk ka pritur qe misioni im si ambasadore te perfundonte para kohe, por une jam shume krenare per punen qe kam bere pergjate ketyre dy viteve e gjysem, perkunder veshtiresive qe me kane krijuar gjate rruges”, ka thënë Lama.

“Jam krenare vecanerisht per ato qindra apo mijera kontakte me shtetas italiane qe kam zhvilluar gjate kesaj periudhe nga te gjitha fushat, e qe sot mund te them pa dyshim se jane miq te Kosoves me plot kuptimin e fjales, e qe ne saje te ketyre kontakteve, e ndjejne me afer vendin tone”, shtoi Alma Lama.

“Pavaresisht te gjithave, une ndihem shume e nderuar qe kam perfaqesuar shtetin e Kosoves ne Itali, Malta dhe San Marino dhe kam bere maksimumin qe me punen time, ta meritoj kete nder. Dhe jam e lumtur qe kjo ishte nje ndarje me respektin maksimal”, ka përfunduar Lama.