.
×

Merovci: Ja kush është përgjegjës për të gjitha parregullësitë me vota!



 

Janë bërë më shumë se një muaj prej ditës kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Ndërkohë, janë më shumë se 1000 vendvotime të cilat po rinumërohen. E, problemi më i madh i këtij procesi zgjedhor, po konsiderohet  pikërisht numërimi i votave të qytetarëve.Njohësi i proceseve zgjedhore, Adnan Merovci thotë për KosovaPress se në Kosovë duhet të ketë një reformë teknike zgjedhore.

Sipas tij vendi duhet të ketë një kod zgjedhor, që të gjitha sfidat të përshtaten me  procesin zgjedhor.Merovci thotë se ka pasur shumë parregullsi në numërimin e votave, ndërsa propozon që komisionerët të zgjidhen me  konkurs publik, e jo të jenë militantë të subjekteve politike.Merovci thotë se fajin kryesor për këto parregullsi e ka vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Derisa ka folur për reformë zgjedhore, Merovci nuk e sheh si zgjidhje numërimin direkt në QNR, pasi sipas tij edhe në këtë rast do të kishte shumë parregullsi.Ai thekson se duhet të ndryshohet edhe përqindja e pragut zgjedhor.

Mervoci thotë se vendi prapë mund të shkojë në zgjedhje , jo për shkak të procesit zgjedhor por për shkak të dështimit të formimit të Qeverisë.Votimi me postë sipas Merovcit është mënyrë jo e mirë, për shkak të parregullsive dhe vështirësive.Albin Kurti, i cili po synon qeverisjen e re të ekzekutivit, ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, votimi i mërgatës do të bëhet në konsullata, e jo përmes postës. Për këtë Merovci thotë se do të ishte një mënyrë e mirë për t’iu shmangur parregullsive.Ndryshe, aktualisht me vendim të PZAP-it janë duke u rinumëruar 1428 vendvotime, ku deri dje kanë përfunduar vetëm 50 përqind të tyre. /KP/