[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Merkel te Putin: Çfarë do të bisedojnë dy liderët?



Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka parashikur të zhvillojë një vizitë në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

baneri-2015

“Ne kemi rënë dakord për datën”, deklaroi Ushakov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, pa dhënë më shumë detaje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov theksoi se administrata presidenciale ruse do të njoftojë datën e vizitës së Merkel në po të njëjtën ditë me kancelarinë gjermane.

“Merkel dhe Putin do të diskutojnë sigurisht për Ukrainën”, sipas Peskov.

Gjatë vizitës në Moskë më 9 mars të shefit gjerman të Diplomacisë, Sigmar Gabriel, Putin kishte deklaruar se priste vizitën e kancelares federale.

Merkel nuk ka qenë në Moskë që prej 10 majit 2015, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ishin në kulmin e tyre për shkak të konfliktit ukrainas, përcjell Atsh.

Ajo nuk mori pjesë në paradën ushtarake të 9 Majit me rastin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.

Ashtu si ajo, edhe disa vende perëndimore i bojkotuan këto festime për të protestuar kundës aneksimit të Krimesë nga Moska.

Menu Title