.
×

Merkel: Hungaria duhet të pranojë refugjatë, në të kundërtën do të përballet me pasoja



 

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e papranueshme që Hungaria të injorojë një vendim të gjykatës së lartë të BE-së për pranimin e refugjatëve nën një plan të BE-së. Por ajo nuk specifikon pasojat, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.

 

Kryeministri i Hungarisë ka thënë se ndërkohë që ai “mori parasysh” vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e shkuar, ai do të vazhdojë t’i kundërshtojë planet.

 

Merkel tha për edicionin e së martës të së përditshmes “Berliner Zeitung”: “Kjo qeveri thotë se nuk është e interesuar për një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe nuk mund të pranohet”.

 

Në pyetjen nëse kjo do të thotë që Hungaria duhet të largohet nga BE, ajo u përgjigj: “Kjo do të thotë se një çështje shumë thelbësore evropiane është prekur, sepse për mua Evropa është një vend i qeverisur nga ligjet”, tha Merkel.