.
×

Merkel ‘habit’ të gjithë presidentët e Ballkanit, zgjedh foton me Thaçin për të prezantuar Samitin



 

Botapress, 17 Maj

Presidenti Hashim Thaçi, ka pasur mundësinë të  bisedojë me kancelarin gjermane, Angela Merkel, edhe pas përfundimit të Samitit të Sofjes, mes BE-së dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Madje, një fotografi ku ata dy shihen duke biseduar është publikuar nga llogaria zyrare e Merkel në Instagram, raporton Botapress.info

 

“Biseda të shkurtra jashtë dhomës së takimeve; Posa shkrepet e ashtuquajtura “fotografi familjare”, shpesh vjen mundësia për biseda të mëtutjeshme personale. Sikur këtu në Sofje, një bisedë mes kancelares Merkel dhe Hashim Thaçit, presidentit të Republikës së Kosovës”, i është vënë mbishkrimi kësaj fotografie.

 

Image