[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën e radhës.Krasniqi në studion televizive të ‘T7’ në emisionin Pressing kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka përzgjedhur Glauk Konjufcën, Vasfije Krasniqi – Goodman, Shqipe Selimin, Lumnie Mikullovcin dhe Adriana Matoshin.

Katër nga zgjedhjet e Krasniqit janë prurje të reja të Vetëvendosjes.

Në arsyetimin e përzgjedhjes së Konjufcës, ai ka thënë se e përzgjedh atë sepse karrierën politike e kishte edhe në PDK.Si vazhdimësi e kësaj, Krasniqi tha se gjysma e listës së VV’së ishin pjesë e PDK’së.

Menu Title