.
×

Meghan Markle bëri komentin më të ëmbël në Instagram për djalin e Kate Middleton



Ndërsa pak kohë më parë u përfol se profili në Instagram i Dukës dhe Dukeshës së Sussex menaxhohej nga vetë Meghan Markle, tashmë na shtohen akoma më shumë dyshimet.

Mbrëmjen e djeshme për 1-vjetorin e djalit të tyre Kate Middleton dhe Princi William publikuan tre foto shumë të ëmbla të vogëlushit Louis.

Prej pak kohësh vëllezërit nuk jetojnë më bashkë, ndaj për këtë arsye Harry ose Meghan janë siguruar që të lënë një koment të ëmbël në postimin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Në fakt komenti ishte shumë personal, që do të thotë se është shkruar nga një prej tyre dhe jo nga një prej anëtarëve të stafit.

“Gëzuar ditëlindjen Louis! Të dërgojmë shumë dashuri nga ne të dy”, shkruhej në koment bashkangjitur me emoji-n e tortës së ditëlindjes.