.
×

Mediet zvicerane për krizën në Kosovë: vendi drejt një bllokimi politik    



E përgatiti për Bota press:  Eduard Gashi

Mediet zvicerane kanë në vëmendje për zhvillimet politike në Kosovë. Sipas gazetës Handelzeitung  Kosova po ecë rrugëve të rrezikshme politike. Parlamenti i zgjedhur para 4 muajve ende nuk është konstituar, ndërkaq një rrugdalje nga kjo bllokad politike nuk shifet kurkund.

Vendi i cilli ka një nuëmr rekord të papunëve është pak para falimentimit, i cilli eshtë i rrezikuar nga një korrupcion i paparë dhe një masë e madhe e popullatës ia mësynë vendeve të huaja.

Duke shkruar për krizën institucionale gazeta shkruan se “poblemi është shkaktuar nga Gjykata Kushtetuse e cila ka vlerësuar se kjo Gjykatë ka vlerësuar se vetëm PDK-ja ka të drejt ta ketë Kryekuvendarin. Por mbasi se askush nuk do të hyjë në koalcion me këtë parti, e cila nuk e ka shumicën në parlament dhee  cila çuditërisht merr guximin ta shef veten si fituse e zgjedhjeve. Kurse Koalicioni i cilli e ka shumicën, nuk guxon ta kandidojë dhe ta votojë kandidatin e vet. Por në qoft se kjo duket keq, ka edhe ma keq. Gjykata më e madhe e vendit nuk është në gjendje të merr vendime valide. Një gjykatës kosovar është parë në aktivitete partiake të PDK-së dhe ëshët suspenduar nga çdo vendim i Gjykates në rastet politike.

Në rastin kur nuk ka Parlament do të thotë se s’ka a qeveri.

Pa qeveri nuk do të ketë as bisedime mes Kosovës e Serbisë të ndërmjetësuara nga BE-ja.

Në ndërkohë EULEX ka paralajmëruar se edhe themelimi I Gjyjatës special është  e pa sigurtë se do të formohet në fillim të vitit 2015, gjë e cilla do të dëmtojë Kosovën gjithashtu në imazhin e saj poltik.