.
×

Mediat serbe: skenari i Maqedonisë po e pret edhe Kosovën!



Mediat serbe vazhdojnë të trumpetojnë rrezikun e “Shqipërisë së madhe”. Pos shtypit të verdhë edhe gazeta serioze, analistë dhe agjensi shtetërore të lajmeve i “grahin” këtij havani. Këtë gjë sonte e ka bërë edhe Tanjug-u serb, rarporton Gazeta në gjuhën shqipe Blic, me seli në Kosovë.
Kështu, Analisti Zhivojin Rakoçeviq tha për Tanjug me rastin e trazirave në Maqedoni se Kosova është cak që të destabilizohet plotësisht dhe se kaosi që do të shkaktohet në shtetet përreth kërcënon të shkatërrojë shtetet kryesisht perifereke në të cilat jetojnë shqiptarët.
“Shumica e shqiptarëve në Maqedoni nuk e njeh Maqedoninë, shumica e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk e njeh Serbinë, shumica e shqiptarëve në Mal të Zi nuk e shohin sistemin e Malit të Zi si pjesë të sistemit të tyre,” tha Rakoçeviq.
Sipas tij, shqiptarët janë vetëm duke pritur momentin e duhur për formuar territorin shqiptar etnik.
Ai shtoi se se nuk është çudi që në trazirat në Maqedoni janë përfshirë shqiptarë nga Kosova për shkak se, siç tha ai, në fakt, nuk ka kufij dhe skena ishte “Shqipëria etnike apo natyrore”.
“Pra, njerëzit që kanë kërkuar strehim në Maqedoni njihen vetëm me vetëm kufijtë etnikë dhe parimet e tyre mbi të gjitha sistemet në të cilat ata jetojnë. Në thelb Shqipëria etnike për ta nuk ka kufizime, dhe ata njerëz të cilët u vranë në Maqedoni jetojnë në të njëjtin sistem siç jetojnë në Kosovë, si dhe për të jetuar në Shqipëri “, përfundoi Rakoçeviq.