.
×

Mediat në Shqipëri piramidë e falsitetit, si universitete private



opinion-Ilir-Vata-thumbnail

Nga Ilir Vata

Një grup njerëzish, pazarlinjë që financohen me miliona euro në muaj, mbrojnë falsitetin e mediave, falimentin e tyre dhe punën në të zezë të gazetarëve. Presidenti, kryeministri në Shqipëri, merrë dhjetë herë më pak para sesa një drejtorë informacioni kur në fakt vetëm ai është i siguruar! E njëjta skemë mashtrimi si me universitetet private kur rektori paguahe 30 mijë euro dhe dekani 25 mijë euro, sepse pas tyre fshihej falsiteti, shitja e diplomave dhe abuzimi me ligjin. Edhe mediat, fshehin bilancin vjetore, fshehin financimin e paligjshëm, fshehin punën në të zezë dhe fshehin qëllimin e tyre të vërtet, pasi i përdorin ato si presion për të fituar tendera, seklame apo dhe llokma pushteti.

Mediat në Shqipëri kanë një hapsirë pa fre në kuptimin e parë dhe në këtë drejtim duhen admiruar, madje dhe nga ana profesionale ato janë rritur këto vite të postdiktatures dhe madia kanë luajtur një rol kryesorë në demokratizimin e vendi, si një pushtet ndihmës madje shpesh herë u ka paraprisë pushteteve.

Media pa numër të shkruara dhe vizive, madje ka qenë tregu më i shtrenjtë kur një kanal televiziv ka variuar nga 1-2 milion euro, po ashtu dhe mediat e shkryara kanë hyrë e dalë në treg me kosto marramense dhe vazhdojnë të jenë në këtë përiudhe tranzitore në trasfertë për shkak të mbijetesës së tyre.

Problemi kryesorë i mediave ka të bëjë me pronarët e mediave, pasi jo vetëm lënë për të dëshiruar nga mënyra se si ata arritën të kapin mediat, por dhe nga mënyra sesi i përdorin ato përtej misionit të tyre dhe përtej edhe kuadrit ligjorë që ato janë themeluar.

Sot në Shqipëri, shumica e mediave kanë si qëllimë të parë shërbesën e tyre jo në kuptim të anës komerciale të fitimit të ligjshëm por atë të paligjshëm duke përdorur ato sipas kaheve dhe preferencave politike, madje në të shumtat raste dhe të individve të pushtetshëm, pikërisht për t’u favorizuar qoftë me reklamë të paligjshme apo favore të tjera të biznesit.

“Bosët” e mediave në shumicën e rastevë vijnë jashtë profilit mediatik, madje shpeshherë janë nga ata me nofkë si të fortë, bixhozxhinjë me emër, kontrabandisët, madje dhe nga ata tregtarët e milit të “bukës” dhe mbi këtë origjinë është fuqizimi i mediave me para jashtë kuadrit ligjor.

Mjafton që të këtë një firmë ndërtimi, një universitet, një kompani të plehrave dhe me parat e biznesit të tij në kundërshtim me ligjin, furnizon me para kanalin televiziv, apo gazetën e tij, ku ligji shprehet qartë që nëse një media për tre vite delë me humbje duhet të shpall falimentin në përpudhje me proçedurat që ia dikton ligji.

Përmbi të gjithë këtë ekspoze, qëndronë falsiteti në mashtrim me ligjin pasi shumica e gazetarëve punojnë në të zezë, madje mundet të thuhet se numëri i gazetarve dhe punonjësve të mediave që janë në këtë gjendje kalonë 80% të punonjësve.

Për këtë gjendje heshtë komisioni i mediave, heshtë qeveria, heshtin dhe shoqatat e botuesëve, pasi mbijetesa e tyre varet nga qëndrimi që majnë ato në favor të pronarve apo të qëllimit që janë themeluar. Në këtë situatë të rëndë mediatike e përpost kësaj janë një sërë problematikash të tjera që i bëjnë mediat përgjegjëse në aksesin e tyre dhe rolin që luajn në jetën qytetare.

Më e habitshmja është se një grup i vogël njerëzish, që vijnë nga mediat janë dhe pazarëlit apo sekserët mes mediave dhe politikës dhe ata në mënyrë të pa reshtur bëjnë pazare dhe thurin kontrata, tendra ku kanë aksionet e tyre dhe jo rrallë herë ata janë konsideruar lobingu i kontrollit të mediave.

Në formën e vetëshpallurve analist, opinionis, politolog, drejtues emisionesh apo titular të mediave kanë ndërtuar sofrat e tyre të dialogut ku përpiqen të imponojnë mendimin e tyre qytetarve dhe politikës dhe në një farë mënyre ata kanë kontroll apsolut të biznësit mediatike dhe akses të pa diskutueshëm politik.

Kjo llojë politikbërje mediatike është një segment që vjenë nga demagogjia e sistemëve apsolute dhe diktatoriale, ku nëpërmjet mediave dhe opinionistve të blerë të saj të shuaj problematike, të krijojë politika shabllon, të zhurmojë qytetarët madje dhe tu shuaj memorien duke krijuar një model të memories kolektive!

Kjo llojë politike tashmë është në kolmin e suksesit të saj dhe ka zënë vend në politikë pasi vetë politika ka suportuar një llojë modeli ku të ushtrojë kontroll mbi çdo gjë dhe mbi gjithçka nëpërmjet demogogjisë, dhe vazhdonë të funksionojë për faktin se politika është në nivelin e saj intelektual më të ulët madje pa frikë mundet ta krahasoshë me kohën e diktaturës.

Mediat fiktive duhet të mbyllin piramidën e mashtrimit publik, falsitetit të ardhuarave, paligjshmërisë së përfituar nëpërmjet jo vetëm një ligji por dhe një kontrolli të rreptë dhe klasifikim i tyre ligjor!