[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mediat indiane raportojnë për njohjen e Kosovës nga Bangladeshi



Lajmi për njohjen e Kosovës nga Bangladeshi është raportuar pothuajse në shumicën e mediave të këtij vendi të largët aziatik, përfshirë edhe ato në gjuhën angleze.

Dhaka Tribune ishte e para që raportoi për njohjen ndërsa pas saj, kanë shkruar edhe shumë media të njohura të Bangladeshit në gjuhën angleze si The Daily Star, Bangladesh News, Newsnext Bangladesh dhe të tjera në gjuhën vendase.

Por lajmi për njohjen e Bangladeshit është raportuar edhe në mediat e Indisë, duke pasur parasysh gjithnjë faktin që këto dy vende kanë raporte shumë të mira, raporton Koha.net

India Today, një nga gazetat më të njohura në Indi dhe që publikohet online edhe në anglisht ka raportuar për vendimin për ta njohur Kosovën dhe që Bangladeshi është vendi i 114 me radhë.

Në mesin e prillit të këtij viti, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina do ta vizitojë Indinë dhe pritet nëse mund të lëviz diçka pozitive edhe në drejtim të zbutjes së pozicionit të Indisë karshi Kosovës.

Menu Title