.
×

Mediat e Beogradit: Këta janë serbët që i kanë dhënë informata Prishtinës



Botapress 21 Qeshor- Si transmetojnë mediat në Beograd, gjoja janë zbuluar personat që Prishtinës i kanë transmetuar informata, shkruan “Telegraf”.

Grupi i banorëve të komunës së Leposaviqit dhe anëtar të Policisë së Kosovës janë bashkëpunëtorë potencial të strukturës informative të Prishtinës shkruajnë mediat e Beogradit.

Mediat ndër emrat e përmendur kanë listuar D. S., G. D. Por edhe D. N., Z. R., Ç. B., D. N. Si dhe G. G.

Sipas Prokurorisë së Kosovës që në prill të vitit që shkoi ka nisur hetimet kundër policëve kufitar në veri të Kosovës mbështetje dhe informata gjoja kanë dhënë katër serb nga Leposaviqi.

Sipas medieve të Beogradit këta katër persona nga maji 2018 kanë dhënë informata nga terreni për Inspektoratin e Policisë dhe Agjencionin Kundër-zbulues të Kosovës në bazë të cilave gjoja njësia speciale ka kryer aksionin e arrestimit dhe rrahjes së serbëve në veri të Kosovës.

Dyshohet se D.S. ka marr pjesë në xhirimin e reportazhit të hyrjes së mallit serb në të cilën Prishtina ka vendosur taksë, e cila në Kosovë ka hyr përmes “rripit të gjelbër” që sigurohet nga policia kufitare që ishin lëndë e hetimit.

  1. S. asokohe kinse ka vendosur kamera të AKI-së që kanë xhiruar qytetarët dhe afaristët të cilët për nevoja të banorëve lokal kanë sjell mall për të evituar katastrofën dhe raftet e zbrazëta në mjediset ku jetojnë serbët.

Dyshohet se këta katër persona kanë ofruar mbështetje logjistike inspektoratit të policisë dhe AKI-së e prokurorisë në ditën e realizimit të aksionit në të cilën njësitë speciale kanë përdorur forcën në katër komunat në veri shkruan Telegraf.

Rreth tentimit të ndarjes dhe konfrontimit të serbëve në Kosovë në shumë raste ka folur edhe presidenti i Serbisë Vuçiq dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.