.
×

Media serbe fallsifikon çertifikatatë e lindjes të Shaqirit dhe Behramit duke i bër serb



Lufta speciale e mediave serbe ndaj futbollistëve shqiptar në kombëtaren e Zvicrës nuk ka të ndalur. Ata tani kanë nxjerrë çertifikatatë e lindjes duke i quajtur serb, por në fakt ato janë çertifikata të fallsifikuara. Portali serb Telegraf ka fallsikifuar në menyrë amatoreske çertifikatatët e lindjes të dy lojtarëve shqiptarë, transmeton Botapress.

Dihet shumë mirë se të gjitha dokumentat në ish-Jugosllavi deri në vitin 1992 janë nxjerrë me stemën e Jugosllavisë, ndërsa portali serb ka nxjerrë dokumenta me stemën e Serbisë.

Të gjitha çertifikatat e lindjes në Kosovë, sa ishte pjesë e Jugosllavisë janë lëshuar në gjuhën shqipe, dhe jo sikurse këto çertifikata në gjuhën serbe.

Kjo çertifikatë është leshuar në vitin 1986, por në vitin 1986 nuk janë leshuar dokumenta “Republika Srbije” por Narodna Republike Srbeija.

Kjo është çertifikata e lëshuar nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.