.
×

Media ruse: Vuçiq në SHBA do të tregojë se kë zgjedhë Serbia, Rusinë apo Perëndimin



 

 

 

Vizita e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Uashingtoni ka rëndësi të madhe, sepse në këtë vizitë ai pritet të jap një përgjigje të qartë për prioritetet e politikës së jashtme të Beogradit, shkruan e përditshmja ruse “Kommersant”.

 

Gazeta nga Moska citon analistët  të cilët vlerësojnë se Beogradi do ta ketë të vështirë të mbaj qëndrime të balancuara në mes Perëndimit dhe Rusisë.

 

Sipas këtij mediumi, “kjo vizitë do të jetë një lloj momenti i së vërtetës”, transmeton lajmi.net.

 

“Në kushtet e “konfliktit” midis Rusisë dhe Perëndimit, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Serbinë si nj vend kyç në Ballkan, prandaj presin një përgjigje të qartë në pyetjen në anën e kujt është ky shtet” shkruan gazeta.

 

“Kommersant”, duke cituar qarqet diplomatike perëndimore në Ballkan, thotë se temat kryesore të diskutimit mund të jetë dorëzimi i armëve ruse, perspektivat e status diplomatik për personelin rusë në Qendër Humanitare në Nish, si dhe harmonizimi i politikës së jashtme të Serbisë me politikën e BE-së në lidhje me Rusinë.