.
×

Me paratë e Policisë për pushime në Budvë



Prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda në Mitrovicë, Vaide Badivuku, për të marrë ryshfet tek palët që po i hetonte nuk kishte punuar e vetme. Ajo kishte pasur sekserë dhe në mesin e tyre kishte qenë Isak Smakolli, nga Mitrovica,shkruan Zeri.

Smakolli është personi, i cili në emër të prokurores Badivuku i kishte marrë 22 mijë euro me qëllim që ajo të bënte kërkesë për lirimin e nëntë veturave të familjes Hasani, katër anëtarë të së cilës Badivuku ka kohë që po i hetonte për “Fajde” dhe “Detyrim”.

Badivuku është arrestuar në orët e para të 23 gushtit dhe atë në pikë kufitare Merdare. Ajo ishte nisur për në Austri dhe atë një ditë pasi që e kishte përpiluar kërkesën, sipas së cilës kishte kërkuar rikthimin e veturave që iu kishin konfiskuar familjes Hasani. Badivukut në momentin e arrestimit i janë gjetur pesë mijë euro, një mijë nga të cilët i kishte në çantë, ndërsa katër mijë në një minifrigorifer që e kishte me vete. /Zeri