.
×

Më në fund, dikush nga PDK merr guximin ta mbrojë Blerim Rexhën!



 

Pas akuzave që dje ia bëri kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zyrtarit të PDK-së, dhe njëherit ish- kryetarit të Bordit të Agjencisë për Akreditim, Blerim Rexha, dikush nga partia e Veselit sot ka marrë guximin që ta mbrojë Rexhën.Është ish- zëvendësministri i Brendshëm,

Nehat Mustafa, ai i cili në përmes një shënimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje Rexhës.

Për më shumë, ndiqeni të plotë shënimin e tij:

Dje, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u sulmua, etiketua e u akuzua pamëshirshëm Prof.dr.Blerim Rexha, ish kryetar i Bordit tē Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Në këtë rast , mjerimi nuk qëndron tek akuzat e fyerjet e Kryeministrit Haradinaj. Kjo edhe është pritur, sepse Haradinaj nuk do të zgjidhte metoda e veprime për ta përligjur një vendim të gabuar, e i cili rezultoi me pasoja për arsimin e lartë dhe kredibilitetin e institucioneve që duhet të ishin të pavarura.

Për mendimin tim, mjerimi qëndron tek pjesa më e madhe e deputetëve të kuvendit , të cilët si qyqar dëgjonin e me heshtjen e tyre edhe miratonin këto akuza e etiketime në adresë të Blerim Rexhës.E kuptoj që politika ka rregullat dhe matematikat e veta, por jo çdo herë duhet bërë “amin”. Deputetë duhet të tregojnë kurajo e të mbrojnë të vërtetën kur ajo shtrembërohet. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e tyre janë shëndërruar në makina votimi.

Blerim Rexha, jam i bindur që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, e veçanërisht ata të PDK të njohin shumë mirë dhe e dijnë saktësisht që akuzat dhe etiketimet tendencioze e plot vrerë të kryeministrit nuk janë të vërteta. Heshtja e tyre përballë kësaj tendence linqimi për Ty le të mbetet në ndërgjjen e tyre.Një heshtje të tillë turpëruese e kam përjetuar edhe vet para një viti, kur isha i pari që hapa temën e diskutimit të mundësisë së prezencës së krimit dhe korrupcionit në një institucion të rëndësishëm, e i cili pothuaj sa nuk e kishte shpallur vehten të shenjët. Nuk u dëshpërova, dhe pa kaluar as një vit, koha më dha të drejtë dhe se sot për ato gjëra po flasin edhe ata që turpërisht heshtnin para një viti.E kuptoj që mbase edhe ndjeheni i dëshpëruar, sepse në vend të mirënjohjes për punën e madhe dhe të suksesshme, ju ndodhi e kundërta.

Përkrahja nga intelektualët dhe bota akademike është mirënjohja më e madhe për Ju. Ti je fituesi moral i kësaj disfate kolektive si shtet!Ps: Jam shumë i bindur që Kryeministri Haradinaj tanimë e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Por, duke njohur karakterin e tij të “fortë” e ka shumë të vështirë që ta pranojë. Prandaj, tani është momenti që këshilltarët dhe miqtë e tij tē vërtetë ta këshillojnë që ta pranoj publikisht gabimin e bërë dhe të rivendosen kontaktet me EQAR. Ky veprim nuk do ta zvoglonte figurën e tij, përkundrazi.

Nē krejt këtë situatë, nuk duhet ngarkuar me mëkate ministrin e arsimit Shyqeri Bytyqi, sepse të gjithë e kuptojmë që fuqia e tij për të vepruar është minimale.

#me#prof#dr#blerim#rexha