.
×

Me këto fjalë e kujton Presidentin Rugova, bashkënëtori i tij shumëvjeçar Adnan Mervoci



 

Ish-bashkëpunëtorit më i afërt i Presidentit Rugova, për disa vjet rresht, Adna  Merovci ka kujtuar Presidentin Rugova ne ditelindjen e tij të 73-të duke postuar për herë të parë një fotografi gjatë një interviste të presidentit Rugova për herë të parë për mediet serbe.

Merovci e ka kujtuar me këto fjalë presidentin Rugova.

 

“Ri-Rilindja”!

 

Postim me shkas, Jo për Ty, as për Mu por për Ata, rininë!

 

Kosova me popullin e saj përjetoi disa herë Rilindje por ajo si asnjëherë më parë përjetoi Ri-Rilindjen dhe ajo ndodhi me lindjen e njeriut, që nga krijimi kaloi në veprim, nga heshtja dhe abstenimi kaloi në fjalë, në aksion dhe tha:

“Një Kosovë e pavarur dhe neutrale e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë me një protektorat të përkohshëm ndërkombëtar me siguri nga NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të me garantimin e të gjitha të drejtave për serbët lokal do të ishte zgjidhja më e mirë edhe pse tani për tani serbët nuk mendojnë kështu”!

 

Ky ishte refreni i thënë, i shkruar dhe i transmetuar me mijera e mijera herë nga njeriu që si asnjëherë më parë në histori artikuloi dhe u pranua konsensueshëm për kërkesat politike të shqiptarëve të Kosovës.

Refreni në fjalë daton nga fillimvitet e dekadës së fundit të shekullit të kaluar ku autori dhe interpretuesi i saj Ibrahim RUGOVA shpesh mbetej vetëm dhe të gjithë kundër tij.

Ishte ai dhe vetëm ai që i besoi këtij refreni dhe punoi pa ndërprerë për këtë.

 

Në një shpërthim të një gazetari të huaj nga qetësia dhe urtësia në përgjigjen e pyetjes:

 

“Si do ta arrini fitoren kur ju s’keni asgjë, as ushtri, as përkrahje, as armatim, as, as, ……”!,

 

RUGOVA tha:

 

“Ne jemi këtu dhe po punojmë…”!

 

Dhe pikërisht të qenurit “këtu..”, dhe “ po punojmë” erdhi në shprehje me shpërthimin e paralajmëruar nga RUGOVA në vitin 1989 si askush tjetër në gazetën “Der Spiegel” duke thënë:

 

“Nëse Serbia përpiqet për të shtypë identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një populli i vogël. Në të kaluarën sa herë që një popull i vogël është përpjekur të luajë rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e tij”,

 

të luftës së fundit të prirë nga: Adem JASHARI, Zahir PAJAZITI, Fehmi LLADROVCI, Salih QEKAJ, etj.

 

Si konkluzion mund të themi se kontributi i Adem DEMAÇIT, Jusuf GËRVALLËS, etj., dhe i përcjellur me punën kolosale të Anton ÇETTËS, Fehmi AGANIT, Mark KRASNIQIT, Gazmend ZAJMIT e shumë e shumë veprimtarëve të tjerë të prirë nga Ibrahim RUGOVA ishte Ri-Rilindja e Kosovës me popullin e saj.

 

Sot, po e kujtojmë datë lindjen e Ibrahim RUGOVËS!

 

Foto nga arkivi im: Intervista e parë për mediat serbe (Radio Kragujevci), 1990!