.
×

“Më detyruan me varrë në trup ta pastroj dhomën”



Parregullsitë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK nuk kanë të ndalur. Kësaj here Indeksonline ju sjellë rrëfimin e lehonës, shqiptare me qëndrim në Zvicër, e cila gjatë verës së kaluar i është nënshtruar një aborti në këtë Klinikë.

Ajo gjatë kohës së verës siç e përshkruan e kishte parë ferrin në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

“Isha shtatzënë, por abortova fëmijën. Në atë klinikë pasi abortova, ato motrat aty më detyruan me varrë që ta pastrojë dhomën, në atë gjendje që isha”, tregon H.O. për Indeksonline.

“Më than, hajde – hajde kap fshij se vjen mjeku në vizitë, duhet të jetë e pastër”, vazhdon rrëfimin ajo.

Përkundër kërkesave të saja që të mos ngrihej nga krevati sepse gjendja e saj ishte rënduar, H.O thotë se u detyrua që në gjendjen që ishte ta pastroj dhomën.

“Kam ikur nga ajo Klinikë, në atë gjendje që isha, as nuk mora fletë-lëshim e asnjë dokument. Rrezikova jetën, vetëm mos të mbetëm aty”, tregon ajo.

E raste si të H.O. ka shumë në Klikën e Gjinekologjisë. Neglizhenca e stafit ndaj pacientëve u tregua edhe gjatë javës së kaluar ku një grua nga pakujdesia e mjekëve e lindi fëmiun e saj në korridorin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Lindja e saj u përcoll edhe me fjalë fyese nga stafi i kësaj klinike. “Çka po ec si e killavt”, i është drejtuar stafi Sabile Krasniqit e cila lindi vajzën e parë pas 7 viteve martesë.