[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 “Më bëj një foto, se…”, kërkesa e rrallë e 10 vjeçarit nga Thumana që shpëtoi nga tërmeti



 

Enrik Mehmeti është një prej shumë gazetarëve që e kanë ndjekur në terren situatën dramatike të familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.Por ndërsa historitë e dhimbshme janë të shumta, ai ka prekur së fundi me një postim që përcjell me pak fjalë tragjedinë e atyre që humbën gjithshka.Mehmeti publikoi fjalët e një djali të vogël që nga tërmeti ka humbur shtëpinë e çdo gjë tjetër. “Do më bësh dhe mua një foto se s’kam më asnjë” ishte kërkesa e vogëlushit nga Thumana.

POSTIMI I PLOTË:

“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë?” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana, i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morën jetën shumë njerëzve.”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju”. Pasi i bëra disa foto ia kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…

Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush…!

Menu Title