[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Me auto sllallomin në Prizren, bie “perdja” e kampionatit



Kampionati i Kosovës në automobilizëm është në hapin e fundit. Nesër, në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren,

mbahet gara në disiplinën e auto sllallomit, e fundit për këtë kampionat.
Duke marrë parasysh traditën e prizrenasve, interesimin e madh dhe faktin që në disa klasa gara do të jetë

përcaktuese për renditjen përfundimtare, atëherë është e qartë se e diela do të jetë me adrenalinë të lartë.
Paraqitja në garë bëhet prej orës 09:00 – 10:30, për të vazhduar me verifikimin e dokumentacionit e kontrollimin teknik.
Pas brifingut me garues, në orën 12:00 nisin vozitjet provuese, 15 minutave pas së cilave nis gara zyrtare në

konkurrencën e femrave, ndërsa me të përfunduar ajo, pas 15 minutash tjerë
garën e fillojnë meshkujt.
Auto Klubi Prizreni D&G në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe institucionet tjera relevante,

i kanë marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ashtu siç pati i tërë kampionati i sivjetmë, gjatë të cilit nuk

pati asnjë problem serioz.

Menu Title