[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Më 9 qershor mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë



Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 09 qershor 2020 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milion euro.Përmes një komunikate drejtuar mediave,

Ministria ka bërë me dije se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Menu Title