.
×

Më 4 dhjetor organizohet marsh protestues me kërkesën “Veting në Arsimin e Lartë!”



Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), organizon marsh protestues me kërkesën “Veting në Arsimin e Lartë!”. Marshi do të mbahet të mërkurën e 4 dhjetorit.

Përmes këtij marshi, ky koalicion po kërkon krijimin e komisionit për verifikimin e plagjiaturave dhe atij për për verifikimin e titujve akademikë, raporton Express.

“Si organizata të shoqërisë civile konsiderojmë se tashmë për dy vite me radhë i kemi shtjerrë të gjitha mjetet institucionale të adresimit të problemeve përmes raporteve, tryezave, kampanjave, takimeve e formave të tjera. Mungesa e seriozitetit nga ana e Universitetit na bën që tani të përdorim mjete tjera demokratike, prandaj më 4 dhjetor 2019 ftojmë të gjithë qytetarët, studentët, organizatat studentore, organizatat e shoqërisë civile që të bashkohen në marsh”, thuhet në njoftim e ORCA’s.

Ndryshe, Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), përbëhet nga Admovere; Demokracia për Zhvillim (D4D); Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS); Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED); Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA); Çohu; Qendra për Arsim e Kosovës (KEC); Qendra për Kurajo Politike (CPC).

MARSH PROTESTUES: VETING NË ARSIMIN E LARTË!Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i…

Publiée par ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim sur Vendredi 22 novembre 2019