.
×

Me 14 dhjetor zyrtarisht formohet Ushtria e Kosovës



Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se 14 dhjetori do të jetë dita kur do të bëhet Ushtria e Kosovës.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Në seancën e parë, kur u votuan në parim këto ligje, me përjashtim të deputetëve të Listës Serbe të gjithë deputetët tjerë, shqiptarë dhe nga komunitetet tjera votuan pro. /Botapress.info