.
×

MC Kresha e Lyrical Son tregojnë se cili është bashkëpunimi më i suksesshëm i PINT



Bashkëpunimi më i suksesshëm i PINT, sipas tyre.
Përveç këngëve të shumta që kanë bashkë, reperët e PINT kanë bërë edhe një numër të madh bashkëpunimesh që gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme.

E nga këto këngë që janë shndërruar në hite, dyshja të pyetur se cili bashkëpunim mendojnë se ka qenë më i suksesshmi, MC Kresha është përgjigjur menjëherë, shkruan Gazeta Express.

Reperi vlerëson se kënga Lyrical Son me Ledri Vulën, hiti i kësaj vere ‘Princess Diana’, është kënga që ka pasur suksesin më të madh deri tani, sa i përket bashkëpunimeve.

Kjo nuk është hera e parë që PINT kanë bashkëpunuar me Ledrin, pasi Lyrcial Son dhe Mc Kresha kanë bërë edhe këngën ‘Hip-Hop’ bashkë, e që po vlerësohet si një nga këngët më të mira rap e hip-hop shqip të të gjitha kohëve.

Ndryshe, dyshja po pritet të publikojnë edhe albumin e tyre të radhës, ‘United States of Albania’ në të cilin po punojnë intenzivisht.