.
×

Mbytet një kosovar në plazhin e Velipojës



Botapress, 15 Gusht-Ky sezon turistik ka shënuar një tjetër viktimë. Një pushues ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës.

Report Tv mëson se viktima është Agush Kastrati 86-vjeç nga Peja e Kosovës.86-vjeçari është futur në det për t’u larë por ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Lidhur me këtë, Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar.