[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbyllet terminali doganor i Hanit të Elezit, flasin nga Dogana e Kosovës



Botapress 27 Janar – Terminali doganor në Han të Elezit do të mbyllet sonte për shkak të mungesës së licensës. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Terminali doganor është pezulluar përkohësisht nga sonte në ora 24:00 në mungesë të licensës nga ministria përkatëse. Në momentin që pajiset me licensë nga Ministria e Infrastrukturss do ts vazhdon operimi nga Dogana”, thotë Adriatik Stavileci.

Sonte nga pas orës 24:00, të gjithë kamionët duhet të devijojnë në terminale tjera.

Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hynë deri në ora 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim .

Ndërkohë stafi në zyre do të vazhdojnë punën deri në njoftimin e radhës./express

Menu Title