.
×

Mbyllet rruga Kaçanik – Hani i Elezit



Për shkak të punimeve, rruga që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë do të mbyllet për kohë të caktuar.

Prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00, do të mbyllet rruga që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë.

“Sot, (e premte, 2 nëntor 2018), për shkak të disa ndërhyrjeve që do të ndërmerren, me qëllim të sigurisë në komunikacion, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të jetë e bllokuar prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00.”

“Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.