[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Mbulohet” Ivanka Trump, ja si është veshur në Xhaminë e Madhe në Abu Dhabi



Ivanka Trump ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e shtunë, ku merr pjesë në forumin dyditor të ‘Global ëomen’ në Dubai.
Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është njëherësh edhe këshilltare speciale e tij, është folësja kryesore në evenimentin që zhvillohet të dielën dhe të hënën.
Mirëpo, 38-vjeçarja e ka nisur angazhimin që të shtunën në Abu Dhabi duke u takuar me sipërmarrëse femra dhe pjesëtarë të qeverisë, duke e përfshirë princin e kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan – i cili besohet të qetë udhëheqësi i Emirateve në baza ditore.
Ndërsa më vonë gjatë të shtunës, Ivanka e ka vizituar xhaminë më të madhe në atë vend, ‘Sheikh Zayed Grand Mosque’.
Biondja e bukur (e cila është konvertuar në judaizëm ortodoks në vitin 2009 kur u martua me Jared Kushner) ka vënë shami dhe ka ecur këmbëzbathur, duke i respektuar kështu rregullat e objektit të adhurimit islam.
Femrat që kanë thuajse gjithçka – edhe bukurinë, edhe pasurinë: 15 miliarderet që janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes
Femrat që kanë thuajse gjithçka – edhe bukurinë, edhe pasurinë: 15 miliarderet që janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes
“Xhamia e Madhe Sheikh Zayed; një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam”, ka shkruar Ivanka në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Menu Title