.
×

Mbrojtja e Limajt: Pretendimet e Prokurorisë, të pabaza dhe të motivuara



 

Avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan, është duke e dhënë fjalën përfundimtare në rastin ku Limaj është i akuzuar që njihet si rasti MTPT.

Ai në fjalën e tij deri më tani ka thënë se të gjitha pretendimet e Prokurorisë janë të pabaza dhe të motivuara, njofton Klan Kosova.

Khan është ankuar se mbrojtjes qëllimisht nuk i është mundësuar qasja në dokumente nga ana e Prokurorisë dhe se kjo ka qenë strategjia e tyre.

Pos kësaj ai ka shtuar se asnjë dëshmitar nuk i ka përkrahur pretendimet e Prokurorisë.

Në ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e ka thënë fjalën e vet në rastin e gjykimit ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve.
Prokurori Charles Hardaway është ndalur në dy çështje kyçe që, sipas tij, mbrojtja i përdor si armë të veten.

Sipas tij, pretendimi i Limajt, se ndaj tij është organizuar një komplot politik nga vendor e ndërkombëtar nuk mund të merret parasysh.
Prokurori ndër të tjera ka thënë se brenda MTPT-së, sa Limaj ishte ministër, kishte ndërhyrje politike në anën civile.

Fatmir Limaj akuzohet bashkë me Shpëtim Telakun, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin e Florim Zukën për krim të organizuar, abuzim me detyrën zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti.