.
×

“Mbretëresha” ruse fut në sherr dy shtete



 “Duket njësoj si babai i tij”, thotë ish fituesja e Miss Moskës, teksa tregon djalin e saj 5-muajsh. 27-vjeçarja Oksana Voedovina ka nxjerrë për herë të parë fotot e djalit të saj 5-muajsh, Ismail Leon.

Ajo thotë se djali ka ngjashmëri shumë të madhe me të atin. “Duket si i ati dhe ka hije aziatike në fytyrë”, thotë ajo. Sulltani Mumahedi i Pestë i Kelantanit u nda nga ish-Miss Moska kur ajo  ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Dasma e tyre mori vëmendje të madhe në media, pasi ishte vërtet përrallore. Por mbreti thotë se djali nuk është i tiji dhe u nda nga Oksana në vitin 2019.

Oksana, e cila tha se u detyrua të shesë unazën 200 mijë dollarëshe të martesës kur ai e ndau dhe pse ishte shtatzënë, nxori fotot e fëmijës për herë të parë për të treguar ngjashmërinë me të atin, dhe thotë se është e gashme të bëjë testin e ADN-së.